Botë
Erdogan do ta zvogëlojë papunësinë: Çdo kompani të punësojë nga një të papunë
10.05.2016 12:50
Çdo kompani le të punësojë nga një të papunë: Kjo është zgjidhje e "vetme" për papunësinë që e propozon presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, transmetojnë mediat franceze...

Duke u bërë thirrje organizatës kryesore të punëdhënësve të Turqisë, Lidhjes së odave tregtare dhe bursës së mallrave të Turqisë, Erdogan tha "TOBB sot ka rreth 1.5 milionë anëtarë. Përderisa çdo anëtar punëson nga një person, çka do të thotë kjo? Kjo nënkupton punë për 1.5 milionë të papunë".
"Të gjithë ne nuk do t'i marrim paratë në varr. Ato do të mbesin këtu. Kështu që tu japim punë atyre që nuk kanë", tha presidenti turk në konferencën për shëndetësi dhe siguri në punë në Stamboll.
"Çfarë mund të humbë kompania? A do të falimentojë që ka punësuar edhe një person? Jo. E kundërta, do të ketë dobi. Kjo është aq e thjeshtë", përfundoi Erdogan i ndjekur me duartrokitje të mëdha nga drejtorët e kompanive turke.
Shpesh i akuzuar për populizëm presidenti turk shkakton shqetësim në qarqet afariste turke me shumë përzierje në çështjet ekonomike, si për shembull, me përsëritjen e thirrjes tek Banka Qendrore Turke për t'i zvogëluar kamatat, duke rrezikuar me këtë rast rritjen e inflacionit./mia
