Botë
Alarm anonim për dhjetë bomba të vendosura në mbarë Çekinë
10.05.2016 13:30
Policia çeke po hulumton për bombat të cilat sipas një alarmi anonim duhet të shpërthejnë në mesditë ose pasdite në të paktën dhjetë vende në mbarë vendin...

Sipas alarmit anonim, bombat janë vendosur edhe në stacionet hekurudhore në Pragë dhe në Pizen, si dhe në selinë e autoriteteve civile në Pardubica, në Çekinë Lindore.
"Një person anonim përmes telefonit na lajmëroi për bombë të vendosur në Pragë në Stacionin e përgjithshëm hekurudhor dhe në vende të tjera në Çeki", deklaroi zëdhënësja e policë çeke Marketa Janovska.
Policia nuk zbuloi ku eventualisht janë vendosur bombat, por radioja çeke lajmëroi se policia e ka evakuuar ndërtesën e autoriteteve civile në Pardubica, ndërsa punonjësit në hekurudhën çeke në Pragë, në Pizen, Çekia Perëndimore dhe në Pardubica./mia
