Futboll

Bayerni godet me transferime, blen Hummels dhe Sanches

10.05.2016 14:19

Bayern Munichu e ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Mats Hummelsit nga Borussia Dortmundi...

Mbrojtësi gjerman është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin e Bundesligas dhe do ta nënshkruajë më 1 korrik, pasi t’i kalojë testet mjekësore.
 
“Gjithmonë kam qenë dhe akoma jam krenar që e kam veshur fanellën e BVB dhe që isha pjesë e kësaj skuadre të jashtëzakonshme”.
 
“Para se të kthehem në qytetin tim në verë, kemi një objektiv të madh të përbashkët: Edhe njëherë ta sjellim DFB-Pokal në Dortmund”, ka deklaruar futbollisti.
 
27-vjeçari do të jetë kapiten i BVB-së për herë të fundit pikërisht ndaj bavarezëve në finalen e DFB Pokal më 21 maj. 
 
Nga ana tjeter, Bayern Munich ka fituar garën me Manchester Unitedin për transferimin e mesfushorit të Benficas, Renato Sanches, ka konfirmuar kampioni i Bundesligës.
 
Futbollisti portugez pritej t’i bashkohej “Red Devils”.
 
Por, ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në Allianz Arena dhe do të jetë përforcimi i parë i madh i trajnerit të ri, Carlo Ancelotti.
 
Renato është 18 vjeçar dhe shihet si një prej talenteve më të mëdha në botë.