Obama, vizitë historike në Hiroshima të Japonisë
Presidenti amerikan, Barack Obama, do t’a realizojë një vizitë historike në Hiroshima, gjatë udhëtimit të tij në Azi, që është planifikuar të realizohet këtë muaj...

Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes një kumtese se Obama do t’a vizitojë Hiroshimën me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, në kuadër të udhëtimit të tij në Vietnam dhe në Japoni, nga 21 deri më 28 maj.
Në kumtesë thuhet se udhëtimi i Obamës në Hiroshimë është për t’a “theksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm në arritjen e paqes dhe sigurisë në një botë pa armë bërthamore.”
Obama dhe Abe do të takohen “për t’a forcuar aleancën amerikano-japoneze, përfshirë bashkëpunimin në çështjet ekonomike dhe ato të sigurisë”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë udhëtimit, Obama do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të G-7, në Ise-Shima të Japonisë.
