Maqedoni

Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi sot takoi Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni

10.05.2016 15:12

Ministri Xhaferi sot në hapësirat e Ministrisë së drejtësisë realizoi takim protokolar me Amabasadorin e Shqipërisë z.Fatos Reka...

Ministri Xhaferi gjatë takimit theksoi se bashkpunimi midis dy vendeve është i shkëlqyeshëm dhe theksoi se do të angazhohet që ky bashkëpunim të vazhdoj në drejtim të përforcimit të prioriteteve të përbashkëta si dhe zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani.
 
Ambasadori z.Reka i urroi shumë suksese në funksionin e ri ministrit Xhaferi dhe njëherit I bëri ftesë takimi me homologun e tij në Ministrin e drejtësisë të Republikës të Shqipërisë.