Maqedoni

Shtyhet për nëntë ditë procesi gjyqësor ndaj dy protestuesve

10.05.2016 15:38

Gjykimi kundër protestuesve, anëtarë të Partisë “E Majta”, Zdravko Saveski dhe Vladimir Kunovski, sot u shty përsëri për nëntë ditë...

Ata janë të akuzuar për vepër penale “pjesëmarrje në turmë” lidhur me protestat qytetare dhe demolimin e Zyrës kombëtare të presidentit, Gjorge Ivanov, më 13 prill, si pjesë e një proteste kundër faljes së politikanëve.
 
Arsyeja është se prokuroria nuk ka përcaktuar ende dëmin e shkaktuar. Kësaj radhe procedura gjyqësore u prolongua, pasi që Gjykata pret rezultatet e ekspertizës për dëmshpërblimin që kërkon Prokuroria Shtetërore.  
 
"Për mua është shumë e çuditshme se si të ketë më shumë lëndë të veçanta, ndërsa kudo paraqitet një dëm, 880 mijë denarë. Imagjinoni tani në 10 lëndë do të ketë afate të ndryshme të përmbarimit dhe do të ketë periudha të ndryshme të vlefshmërisë dhe zbatimit, ku ata do të kenë dëme prej 880 mijë denarë, që do duhet t’a paguajnë. Ne e kontestojmë dëmin e përgjithshëm dhe veprimin, shuma e dëmit nuk është në kompetencat tona.”- deklaroi avokati, Sasho Dukovski.
 
Aktualisht ka tre procedura të veçanta për pesë protestues. Ata kanë marrë pjesë në protestat që filluan kundër vendimit të presidentit për të falur 56 politikanë.
 
SANIJE DURAKU