Botë

Tiranë, kundërshti për reformën në drejtësi

10.05.2016 16:55

Pas miratimit të djeshëm në parim, Komisioni i reformës në drejtësi miratoi sot nen për nen 12 nene të kapitullit të parë të kësaj reforme...

Partia Demokratike ka pasur kundërshti për nenin numër 3, i cili parashikon që politikanët e dënuar të përjashtohen për një kohë të caktuar.

Demokrati, Eduard Halimi, tha pas mbledhjes me dyer të mbyllura se “PD e ka kundërshtuar këtë nen, duke kërkuar që zyrtarët me precedentë penale të përjashtohen përjetë. Pas ankesës së PD-së, ekspertët e huaj e kanë tërhequr këtë nen. Pjesa tjetër e neneve të kapitullit të parë të draftit të reformës në drejtësi kaloi me konsensus, me disa redaktime të thjeshta lidhur me përmbajtjen e tyre”- theksoi Halimi.

LULJETA NDOKA-LIKAJ