Maqedoni
Kocijançiq: BE pret liderët të gjejnë zgjidhje për krizën
10.05.2016 17:03
Bashkimi Evropian pret nga liderët politik në Maqedoni të gjejnë zgjidhje për krizën politike në vend, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq...

Ajo njëherit theksoi se ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Shkup ndërmjetësojnë për arritjen e marrëveshjes.
"Është shumë e qartë pozita jonë lidhur me krizën politike që ende zgjat në IRJ të Maqedonisë. Ne si BE jemi në kontakte të vazhdueshme me partitë dhe me palët e prekura. Ne presim nga liderët në Shkup të gjejnë zgjidhje nga kriza për rrugën euroatlantike të vendit dhe për të mirën e qytetarëve. Duke folur në këtë kontekst, mund të ju them se kontaktet në terren janë ndërmjetësuar nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së."- theksoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
Këtë javë Orav dhe Bejli pritet të përforcohen edhe me të dërguarin special gjerman, Johanes Haindël, i cili, siç është bërë e ditur nga Berlini, para se të arrijë në Shkup për të filluar ndërmjetësimin për tejkalimin e krizës politike, ai do të zhvillojë konsulta edhe në Hagë, Berlin dhe Uashington.
REJHAN BUSHI-METAJ
