Maqedoni
Rasti i Kumanovës, rritet edhe për tetë numri i të akuzuarve
10.05.2016 17:14
Është shtuar numri i personave që akuzohen për ngjarjet e Kumanovës...

Tetë persona të tjerë, të akuzuar për mbështetje logjistike, iu bashkëngjiten tani 29 të akuzuarve për terrorizëm.
Dje avokati, Naser Raufi, e konfirmoi lajmin për TVM2, sot këtë e konfirmuan edhe nga Gjykata Themelore në Shkup. Në seancën e fundit të gjithë të akuzuarit për logjistikë kishin mohuar akuzën. Pala mbrojtëse thotë se dëshmia e vetme e prokurorisë janë bisedat telefonike.
Ndërkohë, sot në Tetovë u mbajt seanca e gjykimit për njërin nga të arrestuarit në Kumanovë, Nexhmedin Likën. Seanca u sigurua nga forca të shumta policore, të cilat penduan ekipet e gazetarëve të afrohen pranë gjykatës. As nga gjykata as nga prokuroria nuk deshën të prononcohen rreth rastit.
Nexhmedin Lika ka qenë në arrati që nga viti 2004, si i dyshuar për vrasjen e këshilltarit komunal të PDSh-së në vitin 2004 dhe për këtë vepër është i dënuar me 12 vite heqje lirie. Por, edhe pse tani ai gjendet në arrest, në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme ai figuron si i kërkuar për rastin e viti 2004.
Seanca e radhës për “Lagjen e trimave” mbahet nesër në Shkup, ku në bankën e të akuzuarve për veprën terrorizëm tashmë do të ulen 37 persona.
VISAR SADIKI
