Botë
Shpërthim i fuqishëm në Turqi,3 të vdekur dhe 45 të plagosur
10.05.2016 17:42
3 kanë vdekur dhe 45 persona kanë mbetur të plagosur në një shpërthim që ka ndodhur sot pasdite në qytetin turk Diyarbakir, raporton “Russia Today”...

Shpërthimi i një autobombe ka ndodhur pranë qendrës së qytetit. E përditshmja turke “Hurriyet” raporton se 3 kanë vdekur dhe 45 persona janë plagosur dhe se ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Diyarbakir është i njohur jozyrtarisht si kryeqyteti i kurdëve të Turqisë. Ky qytet muajve të fundit është përballur me një valë të rëndë të sulmeve, pasi qeveria në Ankara ka filluar “ofensivë” kundër partisë PKK dhe fortesave të saj politike në juglindje të Turqisë.
