Botë

Qeveria greke i dhuron një ditë ndryshe refugjatëve

10.05.2016 19:55

Qeveria greke vendosi t’i dhurojë një ditë ndryshe refugjatëve që kanë mbetur të bllokuar në Greqi...

Qeveria greke vendosi t’i dhurojë një ditë ndryshe refugjatëve që kanë mbetur të bllokuar në Greqi, duke i vënë në dispozicion guidat turistike, për të bërë një tur në Akropolis, për të rritur ndërgjegjësimin dhe vëmëndjen për krizën e refugjatëve, në kuadër të ditës së Europës.
 
Dita e Europës, kremton dhe promovon paqen dhe unitetin në Europë dhe 91 emigrantë, kryesisht fëmijë dhe adoleshentë nga Afganistani, Siria dhe Somalia, u mirëpritën në dy kampe të ngritura nga qeveria në Athinë.
 
Emigrantët dëgjuan me kuriozitet historinë e sajtit më të famshëm turistike të Greqisë, përmes përkthyesve dhe interpretuesve nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR dhe i siguruan atyre edhe disa fotigrafi kujtim përpara Tempullit “Parthenonit”.
 
Vetë ministri grek i kulturës Aristides Baltas u takua me emigrantët.
 
“Sot është një ditë e rëndësishme, një ditë të cilën ne shpresojmë ta nisim me urimin për rimëkëmbjen e vlerave europiane të demokracisë, tolerancës dhe paqes” tha ai.
 
Mesazhi i tij u përforcua edhe nga oficeri i komunikimeve të UNHCR-së, Chris Boian.
 
“Ajo çka ndodhi sot këtu në të vërtetë është një ushtrim për civilizim e qytetarëve. Një demonstrim i asaj që janë vlerat europiane. Kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme që iu dha refugjatëve” tha ai.
 
Aktualisht në Greqi po qëndrojnë mbi 54 mijë refugjatë, në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin e tyre në vendet e tjera të Bashkimit Europian./Oranews