Maqedoni

“Revolucioni laraman” ngjyros DAP-in, insiston në plotësimin e kërkesave

10.05.2016 20:54

Lëvizja Civile “Protestoj” vazhdoi “Revolucionin laraman” në Shkup...

Protesta si zakonisht filloi përpara Prokurorisë Speciale Publike ku edhe njëher iu dha mbështetje këtij institucioni, ndërkaq u protestua edhe para Kuvendit dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike, ndërsa kjo e fundit ishte sot në shënjestër për tu ngjirosur nga protestuesit.
 
Edhe në këtë protestë protestuesit kërkuan tërheqjen e vendimit të presidentit Ivanov për aboilimin e politikanëve, dorëheqjën e tij, anulimin e zgjedhjeve të caktuara për 5 qershor, kyçjen e sektorit civil në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë reformat nga raporti i PRIBE-së. 
 
“Duhet të ndërpitet praktika e deri tanishme që të pasurit të paguajnë tatime më të ulta dhe të ndërpritet praktika që politikanët të keqëprdorin pozicionet dhe parët shtetërore. Për të pasur drejtësi dhe paqe ne duhet të harrojmë tensionet ndëretnike dhe ti shikojmë më shumë diferecat sociale të qytetarëve në Maqedoni. Për këtë duhet të kujdesemi”, tha një protestues.
 
Në protestën në Shkup mori pjesë edhe zëvendskryetarja e LSDM-së Radmila Sheqerinksa dhe funksionar të tjerë të kësaj partie. Protestat e Lëvizjes civile “Protestoj” organizohen për të 5-tën javë dhe organizatorët shprehen të vendosur se të njëjtat do të vazhdojnë për çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protesta të njëjta nga kjo lëvizje u organizuan edhe në 12 qytete të tjera të vendit. 
 
REXHEP QAMILI