Maqedoni
MPB njofton KShZ-në: Maqedonia numëron 1.958.844 votues dhe 2.464.266 shtetas
11.05.2016 09:36
Sonte në mesnatë skadon afati i partive politike për parashtrimin e kandidaturave në KShZ për zgjedhjet e 5 qershorit...

Deri mbrëmë, siç informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, nuk ka arritur asnjë listë për kandidatët për deputetë.
Ndërsa KShZ mbrëmë mbajti seancë në të cilën e shqyrtoi raportin nga regjistri i shtetasve të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, i cili dëshmon se është rritur numri i personave me të drejtë vote, gjegjësisht banorët e moshës madhore arrijnë në 1 milionë e 958 mijë 844 persona.
Personat minorenë janë 505 mijë e 422, ndërsa gjithsej, sipas MPB-së, Maqedonia numëron 2 milionë e 464 mijë e 266 shtetas.
Në lidhje me diasporën, deri te KShZ-ja kanë arritur 6.686 fletëparaqitje për votim të shtetasve të Maqedonisë të cilët qëndrojnë jashtë vendit.
