Botë
Tramp: Kam listën e personave që do të dëshironin të jenë nënpresident
11.05.2016 09:45
Prentendenti për kandidat republikan për president të SHBA-së Donald Tramp thotë se listën e kandidatëve që mund t'i bëhen nënpresident e ka zvogëluar...

Prentendenti për kandidat republikan për president të SHBA-së Donald Tramp thotë se listën e kandidatëve që mund t'i bëhen nënpresident e ka zvogëluar, duke theksuar se ato janë "pesë gjashtë veta" që kanë biografi serioze politike.
Tramp deklaroi se nuk e ka përjashtuar mundësinë që afër tij si kandidat për nënpresident të gjendet guvernatori i Nju Xhersit Kris Kristi, ish rivali i tij në garën për nominime presidenciale.
Ish-guvernatori i Teksasit dhe Arizona Rik Peri dhe Xhen Bruer gjenden mes republikanëve që shprehën vullnetin t'i bashkëngjiten Trampit në garën për Shtëpinë e Bardhë./mia
