Botë
Në vitin 2015 mbi 40 milionë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftërave
11.05.2016 09:55
Numri rekord prej 40 milionë vetave në botë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftërave në vitin 2015...

Numri rekord prej 40 milionë vetave në botë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftërave në vitin 2015, prej të cilëve më shumë se gjysma nga Siria, Jemeni dhe Iraku, theksohet në raportin e publikuar sot të Qendrës për monitorim të personave të zhvendosur brenda vendit (IDMC).
Në vitin 2015 ka pasur 8.6 milionë persona të rinj të zhvendosur brenda vendit si rezultat i konflikteve të armatosura, prej të cilëve 4.8 milionë në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore, kështu që numri i përgjithshëm i emigrantëve të brendshëm në korniza botërore ka arritur 40.8 milionë, shkruhet në dokument.
"Ky është numri më i madh, i regjistruar deri më tani. Ky është numri më i madh nga numri i refugjatëve në botë", deklaroi Jan Egeland, sekretar i përgjithshëm i Këshillit norvegjez për refugjatë, në kuadër të së cilit funksionon Qendra e monitorimit.
Në raport theksohet se kjo tendencë është përshpejtuar pas shpërthimit të pranverës arabe nga fundi i vitit 2010 dhe paraqitja e grupacionit Shteti Islamik dhe më tej shtojnë se numri i personave të zhvendosur brenda shtetit katër vite me radhë shënon rekord.
Pas Sirisë, Jemenit dhe Irakut, të cilët paraqesin mbi gjysmën e emigrantëve të zhvendosur brenda kufijve është Afganistani, Republika e Afrikës Qendrore, Kolumbia, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria, Sudani Jugor dhe Ukraina.
Raporti thekson se në vitin 2015, 19.2 milionë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë si rezultat i fatkeqësive natyrore, me çrast në vendet e para në këtë kategori janë India, Kina dhe Nepali.
Duke marrë bashkërisht konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore janë bërë shkak që vitin e kaluar të ketë 27.8 milionë refugjatë të zhvendosur brenda vendit.
"Ky numër krahasohet me numri e banorëve të Nju-Jorkut, Londrës, Parisit dhe Kajros. Thënë më ndryshe, në vitin 2015 rreth 66 mijë veta në ditë janë detyruar të largohen nga shtëpitë", shtoi Egeland.
Raporti për herë të parë këtë vit përmban edhe numrin e personave të zhvendosur për shkak të kriminalit të organizuar dhe dhunës nga ana e bandave. Në dhjetor të vitit 2015 një milionë persona janë vendosur në këtë kategori dhe ato janë banorë të Salvadorit, Guatemalës, Hondurasit dhe Meksikës./mia
