Botë
Bangladesh, ekzekutohet lideri i Partisë islamike
11.05.2016 10:06
Kreu i Partisë më të madhe islamike në Bangladesh, 73 vjeçari Motiur Rahman Nizami...

Kreu i Partisë më të madhe islamike në Bangladesh, 73 vjeçari Motiur Rahman Nizami, një nga njerëzit që kishte rolin kryesor në gjenocidin e vitit 1971, para se vendi të shpallte pavarësinë përballej me akuza për krime lufte, më saktë për vrasjen e 480 personave gjatë luftës me Pakistanin, si dhe me tre akuza të tjera për ekzekutime të kundërshtarëve politik të regjimit të kohës, përfshirë gazetarë, mjekë e mësues.
“Motiur Rahman Nizami, i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, u ekzekutua sot në mesditë. Më pas, trupi i tij i është dorëzuar familjes. Gjatë ekzekutimit ne kemi shtuar masat e sigurisë në Daka.”- deklaroi ministri i Brendshëm, Maruf Hasan.
Nizami ka refuzuar paraprakisht faljen presidenciale, por ka kërkuar nga gjykata të rishikojë vendimin e ekzekutimit që u dha në vitin 2013.
Pas tre viteve rigjykim, Gjykata Supreme vendosi ekzekutimin e tij sot.
“Amnesty International” dhe “Human Rights Uatch” kanë ngritur dyshime rreth standardeve të proceseve gjyqësore kundër tij dhe pesë të akuzuarve të tjerë.
Por, autoritetet thonë se nuk ka asgjë të dyshimtë në këtë proces dhe se ekzekutimi i atyre që kanë bërë krime është një shpakim i drejtë i kërkuar edhe nga familjet e qindra njerëzve që kanë pësuar nga regjimi i partisë islamiste, Jamaat.
LEUNORA KALIQI
