Shëndet

Ja çfarë i ndodh trupit kur nuk konsumoni sheqer?

11.05.2016 10:27

Dietologia amerikane Tamar Dunker, në një intervistë për Business Insider, shpjegon e cfarë i ndodhë trupit tonë, kur ne ndalojmë së konsumuari sheqerin...

Sipas saj, efektet janë të menjëhershme. Ndërmjet orësh ndryshon niveli hormonal, insulina fillon të bie, tarnsmeton GazetaExpress.
 
Është shumë e vështirë të humbisni peshë, kur keni shumë insulinë që qarkullon në trup.
 
“Prandaj është kaq e rëndësishme të mos konsumoni sheqer”, thotë ajo.
 
Në këtë mënyrë, kur ju nuk konsumoni sheqer, trupi e shfrytëzon yndyrën për ta djegur që të fitojë energji.
 
“Kur filloni që të mos përdorni më sheqer, ju mësoheni që të mos i pëlqeni më gjërat e ëmbla. Ato nuk ju vijnë më aq me shije si dikur, dhe do të filloni të gjeni alternativa. Në këtë mënyrë ju do ta largoni gjithmonë sheqerin nga përdorimi”.