Botë

Tajvani ekzekutoi një student

11.05.2016 10:32

Autoritetet tajlandeze dënuan me vdekje studentin Çeng Çie (23), i cili para dy viteve kreu sulm të përgjakshëm në metronë në Tajpej, lajmëron TASS...

Dënimi, vdekje me pushkatim, është bërë mbrëmë, kumtoi ministria tajlandeze e Drejtësisë.
 
Gjykata e shpalli Çen Çe (23) fajtor, për vrasjen me paramendim të katër personave dhe me shkaktimin e lëndimeve trupore të 22 personave të tjerë.
 
Tragjedia ndodhi në maj të vitit 2014, ku udhëtar i metrosë ka nxjerrë thikën dhe u ka shkaktuar gjuajtje bashkëudhëtarëve. U konfirmua se sulmuesi ka qenë student nga Universiteti në qytetin Tajxhun. Hetimet treguan se ai nuk gjendej nën ndikimin e alkoolit apo të drogës. Djaloshi ka qenë i fiksuar nga ideja për një sulm të madh shokues një kohë të gjatë, siç ka thënë edhe vetë në polici.
 
Kryerësi ka pranuar fajin dhe nuk ka shprehur keqardhje lidhur me këtë./mia