Botë

Bagdad, shpërthim i një makine bombë, 64 persona të vrarë dhe 87 të plagosur

11.05.2016 11:07

Një shpërthimi i një makine bombë në një treg të populluar në veri të Bagdadit la së paku 64 persona të vrarë dhe 87 të tjerë të plagosur, raportojnë autoritetet policore...

Shpërthimi ka ndodhur në qarkun shiit, Sadr Siti, kur tregu ishte përplot me njerëz. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë i ashtuquajturi “Shtet Islamik”.
 
Zyrtarët raportojnë se pjesa dërmuese e viktimave janë gra dhe fëmijë, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, ku u dëmtuan shumë ndërtesa dhe automjete në të njëjtin qark.
 
Ekstremistët sunitë të “Shtetit Islamik”, që vazhdojnë të kontrollojnë zona në veri dhe perëndim të Irakut, sulmojnë shpesh zonat e dominuara me shiitë.
 
LEUNORA KALIQI