Basketboll

Oklahoma përmbys San Antonion, një hap larg finales në Perëndim

11.05.2016 11:29

Oklahoma ka fituar mbrëmë 95-91 ndaj San Antonios në fushën e këtij të fundit, duke udhëheq 3-2 serinë e gjysmëfinaleve mes dy ekipeve në Konferencën e Perëndimit...

Një ndeshje spektakolare dhe me rivalitet deri në fund mes dy prej skuadrave më të mira në NBA, që dhuruan emocione për shikuesit.

Spurs nuk përfituan sa duhet nga faktori fushë edhe pse Leonard realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Aldridge e Parker me nga 20 pikë secili.

Por pjesa tjetër e skuadrës nuk dha atë që pritej. Për miqtë nga Oklahoma u dallua Russell Westbrook, që realizoi 35 pikë e 11 rebaund, më i miri në fushë, duke bërë diferencën me lojën e tij.

Edhe Durant u dallua me 23 pikë, një dyshe që dje shkëlqeu në parket, duke i dhuruar Oklahomës fitoren.

Tashmë Thunder janë një fitore larg finaleve të play off-it në Perëndim, ndërkohë që ndeshjen e gjashtë gjysmëfinale do ta luajnë në fushën e tyre.

Në Perëndim, 3-1 udhëheq edhe Golden State ndaj Portland.