Kulturë
Sot nis Festivali i Filmit në Kanë
11.05.2016 11:39
Festivali më i madh i filmit në botë do të hapet sot në Kanë të Francës...

Festivali i 69-të me radhë do të nisë me filmin “Café Society” të regjisorit amerikan, Woody Allen.
Në garë për çmimin prestigjioz “Palma e Artë” janë 21 filma.
Regjisori australian, George Miller, është president i jurisë për garën kryesore.
Festivali do të zgjasë deri më 22 maj./evropaelire
