“Galaxy Note 4”, i punuar nga materialet që rezistojnë ujin
Modeli ‘Galaxy Note 4’ i ‘Samsung’-ut ka gjasa që të jetë pajisja e parë e kompanisë që do të jetë rezistuese ndaj ujit, sugjeron një lajm i ri…….

Modeli ‘Galaxy Note 4’ i ‘Samsung’-ut ka gjasa që të jetë pajisja e parë e kompanisë që do të jetë rezistuese ndaj ujit, sugjeron një lajm i ri.
‘ETNews’ pohon që kompania ka bërë një porosi të antenave që kanë mundësinë e përdorimit në pajisje rezistuese ndaj ujit, gjë që ka nxitur thashethemet se ‘phablet’-i i saj i ardhshëm do ta përfshijë këtë teknologji. Antenat ‘In-Mold’ me efikasitet të lartë janë të dizajnuara që të vendosen në qendër të pajisjes, të mbështjella përbrenda për të mbrojtur kundër lagështisë derisa ofrojnë sinjal të fortë.
Kjo teknologji ende nuk është përshtatur për telefona të mençur, që do të thotë se modeli i ardhshëm ‘Galaxy S5’ nuk ka gjasa që ta ketë këtë përbërës, por ‘phablet’-ët si pajisjet ‘Galaxy Note’ ka gjasa që ta përfshijnë atë.
