CAS i rekomandon FIFA-s: Të pranohet Kosova
FIFA aprovoi edhe zyrtarisht rekomandimin për votim në Kongresin që do të mbahet në 13 Maj 2016...

FIFA aprovoi edhe zyrtarisht rekomandimin për votim në Kongresin që do të mbahet në 13 Maj 2016 për të pranuar me të drejta të plota Federatat e Futbollit të Kosovës dhe të Gjibraltarit që rrjedhimisht i bie të bëhen anëtarët numër 210 dhe 211.
Në përputhje me statutin e FIFA-s dhe në bazë të rekomandimit të CAS-it, Këshilli i FIFA-s i kërkoi Kongresit që të pranojë Kosovën dhe Gjibraltarin si anëtarë të 210 dhe 211 të FIFA-s.
Po ashtu u kërkua që në qoftë se këto dy shtete pranohen në FIFA në Kongresin e Meksikës, të kenë të drejtë pjesëmarrjeje në kualifikimet për Botërorin e vitit 2018, që mbahet në Rusi, që I bie se Kosova, do të jetë ose në grupin H, me Belgjikën, Bosnje e Hercegovinën, Greqinë, Estoninë e Qipron, ose në grupin I, bashkë me Turqina, Kroacinë, Islandën, Ukraninën dhe Finlandën.
