Botë
Tërmet mesatar e ka goditur Tibetin, është e mundur të ketë viktima
11.05.2016 12:05
Tërmet me intensitet prej 5,5 ballësh sipas shkallës Rihter e ka goditur sot Tibetin, ndërsa mediat shtetërore njoftuan se me siguri ka viktima...

Tërmeti ka ndodhur në ora 19:15 sipas orës lokale, 70 kilometra në veriperëndim të vendbanimit tibetian në afërsi të kufirit me provincën Xhinghai.
Instituti gjeofizik i SHBA-së kumtoi se thellësia e epiqendrës ka qenë vetëm në dhjetë kilometra.
Shërbimi lokal sizmologjik kumtoi se epiqendra është në qytetin Kata, rreth 2.200 kilometra nga Pekini.
Kryetari i qytetit deklaroi se ka parë dy të lënduar derisa ka tentuar të ndihmojë në veprimtarinë e shpëtimit në fshatin Guodun, i cili ndodhet dhjetë kilometra nga Kata. Rrugët drejt fshatit janë shkatërruar, që i vështirëson operacionet e shpëtimit.
Rajoni i Kinës Perëndimore në rrëzë të Himalajve është zonë aktive e tërmeteve, ndërsa tërmeti në vitin 2010 në prefekturën fqinje Joshui kanë humbur jetën pothuajse tre mijë persona./mia
