Botë

"Mosak Fonseka": padi për Konzorciumin e gazetarëve hulumtues

11.05.2016 12:17

Kompania panameze e avokaturës "Mosak Fonseka", e cila gjendet në qendër të skandalit të madh me dokumente...

Kompania panameze e avokaturës "Mosak Fonseka", e cila gjendet në qendër të skandalit të madh me dokumente, që zbuluan hollësira për ofshor marrëveshje financiare, paralajmëroi se do të paadisë Konzorciumin ndërkombëtar të gazetarëve hulumtues.
 
Kjo ndërmarrje përmes kumtesës theksoi se ka kërkuar nga konzorciumi të stopojë me publikimin e informatave të dokumenteve deri tek të cilat, sipas saj, ka ardhur përmes hakerimit.
 
Konzorciumi të hënën e bëri të kapshme për publikun bazën e informatave për rreth 200.000 ofshor kompani.
 
Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se të gjitha ndërmarrjet e përmendura kanë shkelur ligjin. 
 
Nga "Mosak Fonseka" paralajmëruan se përveç që janë marrë në mënyrë të paligjshme, këto të dhëna kanë qenë edhe plot me gabime. 
 
Konzorciumi gazetaresk publikoi shumë dëshmi që hollësisht përshkruajnë se si liderë botërorë dhe kompani kanë shfrytëzuar ofshor llogari për t'i fshehur paratë.