Gara presidenciale në ShBA, Trump fiton edhe në dy shtete, Clinton në një
Kandidati i mundshëm i Partisë Republikane në zgjedhjet për president të ShBA-së, Donald Trump...

Kandidati i mundshëm i Partisë Republikane në zgjedhjet për president të ShBA-së, Donald Trump, ka fituar lehtësisht votimet paraprake edhe në dy shtete, Uest Virxhinia dhe Nebraska.
Rivalët e Trumpit janë tërhequr nga gara javën e kaluar, por Trump luftojnë ende për mbështetjen e Partisë Republikane, pasi ekzistojnë dyshime për përmbajtjen dhe stilin e tij.
Në kampin demokrat, Hillary Clinton, njëherësh favorite, ka fituar në Nebraska, ndërsa kundërshtari i saj, Bernie Sanders, në Uest Virxhinia.
Sanders, megjithatë, është larg Clintonit sa i përket numrit të përgjithshëm të delegatëve, të nevojshëm për nominimin e partisë.
Zgjedhjet presidenciale në ShBA do të mbahen në nëntor të këtij viti.
