Botë

Kinë, përmbytje në Guangdong, nuk ka viktima

11.05.2016 12:30

Shirat e rrëmbyeshëm, që kanë përfshirë provincën jugore të Kinës, Guangdong, kanë shkaktuar probleme të shumta për banorët lokalë...

Lumi në Huaji ka dalë nga shtrati dhe ujërat e tij mbuluan rrugët dhe u futën në shtëpitë dhe në bizneset e banorëve që jetojnë pranë tij.
 
“Përmbytjet këtë vit ndodhën përnjëherë dhe niveli i ujit u ngrit shumë shpejt. Kur isha atje buzë lumit, në orën 23:00, nuk kishte shumë ujë dhe nuk na e mori mendja që do dalë nga shtrati. Por, papritmas uji filloi të ngrohet në mesnatë dhe na ka shkaktuar shumë dëme.”- deklaroi një pronar dyqani.
 
Në provincën Xinjiang, uji ka shkatërruar rrugën nacionale. Me një linjë tërësisht jashtë funksionimit, autoritetet e kanë shumë të vështirë të kontrollojnë trafikun derisa banorët largohen për në zonat pranë. 
 
“Shirat filluan të shkaktojnë probleme gjatë natës dhe tanimë rruga është tërësisht e shkatërruar. Jemi duk punuar me kolegët e tjerë për të ridrejtuar trafikun në rrugët lokale. Po punojmë edhe për riparimin e dëmeve.”- tha shefi i Policisë në prefekturën Kazakh.
 
Banorët e zonave të përmbytura përdorin tani varkat për transport në rrugët që janë kthyer në lumenj të vegjël.
 
Në shumë zona niveli i ujërave është alarmues. Autoritetet kanë ngritur shtabet e emergjencës, por riparimi i dëmeve duhet të presë derisa shirat të ndalen. 
 
LEUNORA KALIQI