Maqedoni

Gjatë fundjavës vazhdon spërkatja kundër myshkonjave

11.05.2016 13:33

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se fundjavën e ardhshme do të vazhdojë dezinsektimi i parë në vitin 2016 kundër myshkonjave...

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se fundjavën e ardhshme do të vazhdojë dezinsektimi i parë në vitin 2016 kundër myshkonjave në rajonin e qytetit të Shkupit, e cila për shkak të kushteve të motit u anulua.
 
Vazhdimi i spërkatjes për herë të parë të dezinsektimit aerosol (me aeroplanë) në vitin 2016, në rajonin e Qytetit të Shkupit, kundër mushkonjave, do të bëhet më 14.05.2016 (e shtunë), në periudhën prej orës 05:30 deri në orën 10:00.
 
Dezinsektimi me aeroplan (terristrik) në vitin 2016, në rajonin e Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave, do të bëhet prej më 24.05.2016 deri më 28.05.2016 (prej të dielës deri të enjten) në periudhën prej orës 23 deri në ora 04:00, ditën e ardhshme.
 
Nëse kushtet e motit kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit me aeroplan, theksohet në kumtesën nga Qyteti i Shkupit, dezinsektimi kundër mushkonjave do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme, në të njëjtin termin. Në pajtim me këtë do të kryhet dhe dezinsketim përkatës terristrik.
 
Në kumtesën e dërguar nga Qyteti i Shkupit njofton bletarët që me kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve./mia