Maqedoni

Transportin me taksi e kanë shfrytëzuar 28,85 milionë udhëtarë

11.05.2016 14:13

Transportin me taksi në Maqedoni vitin e kaluar e kanë përdorur 25,85 milionë udhëtarë, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistikë...

Ata janë transportuar me 2.414 automjete taksie. Nga numri i përgjithshëm i udhëtarëve 22,17 milionë janë evidentuar në transportin urban, ndërsa 3,68 milionë në transportin ndërkombëtar.
 
Taksistët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë kaluar rreth 77,4 milionë kilometra, nga të cilët 62,6 milionë në transportin urban, ndërsa 14,7 milionë në atë ndërurban./mia