Maqedoni

ShGM: stop thirrjeve për linç kundër gazetarëve

11.05.2016 14:23

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënon thirrjet për linçim kundër katër gazetarëve, të botuara para dy ditësh në gazetën Dnevnik...

Etiketimi i gazetarëve si fashistë, kriminelë dhe tradhtarë, është shembull eklatant i përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës.
 
Sulmet e këtilla brutale janë strategji e paramenduar e pushtetit, i cili përmes megafonave të tij me kërcënime dhe presione përpiqet të heshtë gazetarët, thonë nga ShGM. 
 
“Nëse organet kompetente tolerojnë gjuhën e urrejtjes, ato bëhen pjesëmarrës të dhunës eventuale kundër gazetarëve. Kërkojmë që prokuroria menjëherë të ngrejë procedurë kundër Mirka Velinovskës, ndërsa policia të ndërmarrë të gjitha masat preventive për të mbrojtur gazetarët nga sulme të mundshme. Po ashtu, ftojmë Agjencinë për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive publikisht të dënojnë gazetën Dnevnik, për shkak të botimit të komenteve që nxisin dhunë. Ftojmë gazetarët të mos lejojnë të keqpërdoren nga politika dhe të mos përdorin median që publikisht të qërojnë hesapet me kolegët dhe njerëzit me qëndrime ndryshe.”- thuhet në reagimin e ShGM-së.