Botë
Reforma në drejtësi, ambasadorët takojnë kreun e PD-së
11.05.2016 15:26
Partia Demokratike paralajmëron zgjatjen e diskutimeve të reformës për drejtësi...

Pas takimeve me ambasadorët, Donald Lu e Romana Vlahutin, kreu demokrat, Lulzim Basha, tha se ka rëndësi cilësia e reformës dhe jo koha kur miratohet.
Ambasadori amerikan dhe ajo e Bashkimit Evropian i kanë ulur disi tonet gjatë takimit me Bashën.
Pas takimit ata vlerësuan kontributin e opozitës, por thanë se nuk heqin dorë nga miratimi i procesit.
Takimi i sotëm me PD-në vjen pas takimeve të pasdites së djeshme në selinë e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Demokratët këmbëngulim për ndëshkimin e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të rënda, pavarësisht kohës kur kanë pasur poste drejtuese.
LULJETA NDOKA
