Maqedoni

Afatet e KSHZ-së, BDI, PDSH dhe LSDM nuk dorëzojnë lista, në zgjedhje vetëm VMRO dhe LPM?

11.05.2016 16:19

Kanë ngelur vetëm edhe disa orë deri në skadimin e afatit për dorëzimin e listave për kandidat ndëkoh vetëm VMRO-DPMNE nga forcat më të mëdha politike nënshkruese të Marrveshjes së Përzhinës ka paralajmëruar dorzimin e tyre...

BDI dhe PDSH kanë shpalosur qëndrimin e tyre se nuk do të dorzojnë listat me kandidatët e tyre për pjesmarrje në zgjedhje. 
 
“Vetëm zgjedhje gjithpërfshirëse do të na nxjerrë nga kjo krizë. Ashtu që sikur vepruam me mosdorzimin e listave për këshillat zgjedhorë edhe sot nuk do të dorzojmë lista për kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 5 qershorit. Bisedimet vazhdojnë, shpresojmë që partitë politike do të gjejnë  forcë për të gjetur një zgjidhje e cila është e pranueshme për të gjitha palët dhe ta mbyllim këtë krizë pas dy viteve ngushtim të mundësisë për zhvillim edhe të shtetit edhe të qytetarëve” deklaroi Bujar Osmani - zëdhënës i BDI-së
 
Nga Partia Demokratike Shqiptare sqarojnë se nuk do të parashtrojë listën e kandidatëve për deputet në KShZ, pasiqë nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.
 
“Tashmë disa herë kemi deklaruar që nuk ka kushte minimale për mbajtjen e zgjedhjeve dhe PDSH nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit. Kjo nënkupton se nuk do të dorëzojmë në KSHZ, as listen e kandidatëve për deputet”, thonë nga PDSH.
 
Nga ana tjetër VMRO-DPMNE ka dalë me qëndrim zyrtarë.“Komiteti qendror dhe ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbrëmë vonë konstatuan se nuk ka prioritet më të madh se respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të republikës së Maqedonisë dhe anëtarët e këtyre dy trupave vendosën që në KSHZ sot të dorëzohen lista të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 5 qershor”, njofton VMRO-DPMNE.
 
Ndërkaq në LSDM mbeten në qëndrimin e tyre se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje pa u përmbushur kushtet. Në KSHZ nuk do të dorëzojë listë edhe  Lidhja Demokratike.
 
“Nëse dikush vendos të dorëzojë listë, atëherë hyn në një aventurë politike, çmimin e së cilës do ta paguajnë vetë ata që do të marrin këtë vendim”, ka deklaruar Pavle Trajanov. Në KShZ ka dorzuar listen e saj edhe Lëvizja Popullore për Maqedoninë.(Naim Ramadani, TVM2)