NBA: Indiana ruan kreun në Lindje
Indiana ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 99-90 ndaj Filadelfias, në një ndeshje emocionuese…..

Indiana ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 99-90 ndaj Filadelfias, në një ndeshje emocionuese. Filadelfia, edhe pse dje regjistroi humbjen e saj të 21-të radhazi në kampionat rezistoi deri në fund, falë 23 pikëve të Jang. Për Indianën i dalluan Stefenson me 25 pikë dhe Xhorxh me 24 pikë.
Nuk zhgënjen edhe Broklin, që mundi 108-95 Feniksin, duke korrur suksesin e nëntë radhazi në fushën e tij. Uilliams me 28 pikë ishte më i miri për vendasit, ndërkohë që 5 lojtarë kaluan kuotën e 10 pikëve.
Jashtë fushe ka triumfuar Atlanta, që mundi 97-83 Sharlotën, dy ekipe që ndodhen në mesin e renditjes në Lindje. Millsap me 28 pikë u dallua për miqtë.
Ndeshja më e bukur dje në NBA ishte ajo që nxorri fitues Oklahomën, që mundi 97- 85 Çikagon në fushën e këtij të fundit. Durant me 35 pikë dhe 12 kercime ishte lojtari më i mirë në fushë.
Fiton edhe Hjustoni, 124-86 ndaj Utah Xhaz, falë 30 pikëve të Xhons, ndërsa Dallasi mundi 94-89 Bostonin, falë 19 pikëve të Novickit.
Humbje e papritur e Klipërsave, që u ndalën 110-100 nga Denveri, një sfidë ku u dalluan Hikson me 21 pikë, Lauson me 19 e Faried me 18, që i bënë të pavlefshme 29 pikët e Paul dhe 26 të Grifin për miqtë.