Maqedoni
VIP, ONE dhe BLIZOO bashkohen nën VIP
11.05.2016 17:31
Prej sot VIP, ONE dhe BLIZOO do të bashkohen nën brendin VIP...

Prej sot, të gjitha minutat që shfrytëzuesit i kanë në tarifat e tyre për biseda në suazat e rrjetit, do të mund t’i shfrytëzojnë për biseda me komunitetin e sapoformuar që tani numëron mbi 1.1 milion shfrytëzues celular.
“Këtë vit në Maqedoni do të investojmë më shumë se 30 milionë euro, në veçanti në rrjetin celular, deri në fund të vitit do të ofrojmë shërbime 3G dhe 4G, pothuajse në të gjitha rajonet e Maqedonisë dhe me këtë do të bëhemi një prej operatorëve më të avancuar në Evropë.”- deklaroi drejtori kryesor ekzekutiv, Jirzhi Dvorjançanski.
“Në bazë të fidbekut që e marrim nga shfrytëzuesit, ata janë jashtëzakonisht të kënaqur, në veçanti me shpejtësinë e shërbimeve të informacioneve, që në të kaluarën kanë qenë në nivel shumë më të ulët.”- theksoi drejtori ekzekutiv në ONE VIP, Nikola Lushev.
Shfrytëzuesit nuk do të duhet t’i ndërrojnë sim kartelat dhe këto risi i fitojnë me kontratat e tyre ekzistuese.
REJHANE BUSHI-METAJ
