PSP për rastin TNT, kërkesë për marrjen e pasaportave

11.05.2016 19:20

Prokuroria Speciale ka kërkuar që t’i merret pasaporta inspektores ndërtimore në komunën e Gazibabës, Elizabeta Najdovka, si e dyshuara e parë në rastin TNT...

Përveç sigurimit për praninë e saj në vend, është kërkuar që t’i vendoset edhe obligimi që vazhdimisht të paraqitet në gjykatën penale.

Këto masa janë kërkuar edhe për tre të dyshuar të tjerë, anëtarë të komisionit për furnizime publike në komunën e Gazibabës,  derisa vazhdon procedura hetimore. Rastin TNT, Prokuroria Speciale e publikoi në fund të prillit me këtë, siç thonë nga kjo prokuroria, tregohet lidhja mes pushtetit qendror dhe atij lokal.

Sipas PSP-së, ish kryeministri Gruevski dhe ai i Transportit, Janakievski, e kanë nxitur kreun e Gazibabës, Toni Trajkovskin, që të shembë kompleksin “Kozmos” të Fiat Canovskit, kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane.

Siç është thënë, shembja e objektit është bërë me paramendim dhe në mënyrën më të vrazhdë të mundshme, duke keqpërdorur pozitat dhe kompetencat zyrtare për shkaqe hakmarrjeje, pasi pronari i kompleksit kishte përcaktim ndryshe politik.

Gruevski, Janakievski dhe Trajkovski nuk janë të dyshuar për momentin, por paraprakisht ata gjenden edhe në listën e personave të aboluar nga presidenti Ivanov.