Kampioni evropian në boks Erzen Rustemi, vizitoi “Lagjen e Trimave”

11.05.2016 20:50

Në lagjen e trimave ka qëndruar sot ndërkohë Kampioni i Evropës në boks i peshave apsolute, Erzen Rrustemi...

Shqiptari nga Gjilani që jeton e punon në Zvicër, është boksieri që ndeshjet e tij i zhvillon nën ngjyrat e flamurit kombëtar.

Ai u mirëprit nga banorët e lagjes të cilët i treguan tmerrin e përjetuar një vit më parë. Rustemi premtoi se do të kthehet sërish ti vizitojë ata.