Nata e dytë gjysmëfinale e “Eurosong 2016”, në skenë Eneda dhe Kaliopi, spektakli live në TVM2
12.05.2016 09:47
Një natë plot emocione sonte në TVM2 dhe TVM 2 sat....

Është mbrëmja e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës. Një spektakël që sonte do të mbajë në ankth të gjithë teleshikuesit tanë deri në sekondën e fundit, pasi sonte ne kemi të drejtë të votojmë.
Kaliopi garon e teta me këngën “Dona”, Eneda është e 17-ta me këngën “Përrallë”. Padyshim, Shqipëria pret 12 pikë nga Maqedonia, pikë këto që varen tërësisht nga vota juaj.
Ndiqni spektaklin live sonte në orën 21 në rrjetin tokësor dhe satelitor, dhe mos harroni të votoni!
