Australi, digjet anija, 19 të lënduar

12.05.2016 09:50

Së paku 19 persona janë lënduar pasi një anije u dogj dhe u fundos në brigjet e Australisë...

Deri te mbytja e anijes erdhi pas një shpërthimi në dhomën e motorit, ndërkohë që lundronte në brigjet e Quenslandit. Në bord ndodheshin 46 persona, shumica prej të cilëve ishin turistë kinezë.

Të plagosurit ndodhen për mjekim në spital, dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.