Do të dërgojmë refugjatë në Evropë, porositi ish-këshilltari i Erdoganit
Ish-këshilltari i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Burhan Kuzi deklaroi se Turqia do të dërgojë refugjatë në Evropë, nëse Parlamenti Evropian merr "vendim të gabuar", duke i shqyrtuar propozimet për miratim të vizave për shtetasit e Turqisë...

Kërcënimi, të cilin e deklaroi Kuzi, i cili është funksionar i lartë i Partisë qeveritare turke të Drejtësisë dhe Zhvillimit, është dhënë në momentin kur rriten dyshimet për marrëveshjen mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian me qëllim që të shkatërrohet fluksi i refugjatëve dhe migrantëve nga Lindja e Afërt dhe Afrika.
Turqisë i është ofruar marrëveshja për vizat, si dhe ndihmë financiare dhe perspektivë për ripërtëritje të orvatjeve për pranim në BE, në zëvendësim për pajtim për pranimin e refugjatëve.
Presidenti turk javën e kaluar e refuzoi kërkesën e BE-së që Turqia ta kufizojë përkufizimin e saj të terrorizmit në zëvendësim për pezullimin e restriksioneve të vizave.
Në deklaratën për Blumberg ai shtoi; "Nëse hapet dera e Turqisë, Evropa nuk do të jetë e lumtur".
PE duhet ta shqyrtojë progresin e Turqisë dhe plotësimin e kërkesave dhe kushteve në lidhje me liberalizimin e regjimit të vizave. (mia.mk)
