Betime Zylali vjen fuqishëm me këngën më të re, “NUK DUA” (VIDEO)

12.05.2016 10:48

Artistja e njohur nga qyteti i Strugës, Betime Zylali, ka shënuar suksesin e saj të radhës...

Ka vite që performon në skenën muzikore shqiptare, por së fundi për publikun e gjerë vjen fuqishëm me këngën më të re, “NUK DUA”, e cila i përket zhanrit Pop Dance, ndërsa e realizuar në Ohër.

Teksti i i këngës i shkruar nga Petrit Saraqini, interpretohet si gjithmonë, me shpirt artisteje nga Beti, duke përcjell me delikatesën e saj, mesazhin, se si nuk duhet ta duam jetën pa dashuri.

Beti i mbetet besnike kultivimit të stilit modern të artit shqiptar, gjithnjë duke ruajtur vlerat burimore të muzikologjisë sonë kombëtare. Projekti më i ri artistes nga Struga, është mirëpritur nga publiku shqiptar dhe i njëjti promovohet në vigjilje të “stinës” artistike në hapësirën mbarëshqiptare.

Për projektin më të ri "NUK DUA", Betimja për redaksinë tonë në gjujën shqipe MTV shprehet se " ky projekt  ka një rëndësi të veçantë, pasi që është punuar me mjaft kujdes, e njëkohësisht falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e këtij projekti".

Përndryshe, Betimja, ka kryer studimet në Universitetin Shtetëror të Tetovës, përkatësisht në programin studimor Art Muzikor të Fakultetit të Arteve. Aktualisht punon në Shkollën e Muzikës në qytetin e Strugës.