DAP: Protestuesit ngjyrosën objektin tonë, renovohet me paratë e BE-së
12.05.2016 14:05
Drejtoria për të ardhura publike në Shkup ka reaguar ndaj protestave të mbrëmshme, që sipas Dap, kanë dëmtuar ndërtesën e saj...

Bëhet fjalë për ndërtesën që po renovohet dhe përshtatet në kuadër të projektit ”Përmirësimi i shërbimeve të DAP-it ndaj taksapaguesve”, që financohet përmes IPA fondeve të Bashkimit Evropian (BE).
DAP-i apelon te qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të mos i dëmtojnë objektet të cilat kanë shenja, që tregojnë se bëhet fjalë për kontribut nga taksapaguesit e Bashkimit Evropian.
