Thaçi: FSK nuk u bë ushtri me fajin e faktorit kosovar

12.05.2016 14:37

Thaçi ka shprehur besimin se FAK-u do të themelohet në një të ardhme të afërt....

“Mosthemelimi i Forcës së Armatosur të Kosovës, apo transformimi i FSK-së në ushtri, ka ndodhur me fajin e faktorit vendor, e jo me fajin e  të tjerëve.”- deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Por, ai ka shprehur besimin se FAK-u do të themelohet në një të ardhme të afërt. “Gjithçka varet nga ne”.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët për mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ai ka thënë se presidenti nuk është ai që e dërgon vendin në zgjedhje.