LR-PDSh letër Hajndëllit; ndryshime në Kodin zgjedhor dhe Ligj për mediat

12.05.2016 15:22

Sela ka sqaruar në gjashtë pika të veçanta edhe kërkesat konkrete për ndryshime në Kodin zgjedhor...

Lideri i LR-PDSh-së, Zijadin Sela, i është drejtuar me një letër diplomatit gjerman, Johanes Hajndëll, në të cilën kërkon që në bisedime të ftohet edhe opozita shqiptare, pasi, sipas tij, BDI dhe PDSh nuk kanë legjitimitetin e duhur të negociojnë në emër të shqiptarëve.

Sela ka sqaruar në gjashtë pika të veçanta edhe kërkesat konkrete për ndryshime në Kodin zgjedhor, si dhe ndryshime në ligjin për mediat.

1.         Reduktimin e njësive zgjedhore në një njësi të vetme;

2.         Lista të hapura;

3.         Riformatim të KShZ-së me përfaqësues jopartiakë dhe profesionistë;

4.         Shqyrtimin e 330.000 votuesve të dyshimtë dhe shlyerjen e tyre;

5.         Ligj të ri për mediat;

6.         Shkarkimin e komisioneve aktuale në vendvotime dhe emërimin e komisioneve të reja, si dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të atyre që kanë qenë pjesëmarrës në falsifikimin e legjitimitetit gjatë proceseve të kaluara zgjedhore.

LR-PDSh kërkon gjithashtu transparencë të plotë dhe përfshirjen në bisedime edhe të ekspertëve dhe sektorit civil. (Besim Abdullai, TVM2)