Golden State në finalen e Perëndimit, Toronto avancon me 3-2 ndaj Miami
Nuk ka surpriza në Konferencën e Perëndimit. Skuadra e Golden State ka siguruar kualifikimin për në finalet e play off-it, pas fitores 125-121 që kampionët arritën ndaj Potrland, në gjysmëfinalen e pestë, duke fituar 4-1 serinë e ndeshjeve....
Fitorja e fundit ka çuar Warriors në finalet e Perëndimit, aty ku do të mbrojnë titullin kampion (Oklahoma dhe San Antonio rivalet e mundshme). Në takimin e djeshëm, sërish diferencën e bëri dyshja Curry-Thompsn, me të parin që realizoi 29 pikë e 11 asist, ndërsa i dyti e mbylli takimin me 33 pikë.
Në Lindje, skuadra e Torontos ka përfituar nga faktori fushë për të fituar 99-91 ndaj Miami në gjysmëfinalen e pestë të play off-it, duke udhëhequr 3-2 serinë e ndeshjeve. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione, mes dy ekipesh që e kërkuan deri në fund fitoren, por kanadezët patën epërsi në fund dhe e merituan suksesin.
DeRozan me 34 pikë e Lowry me 25 pikë e 10 rebaund bënë diferencën në fushë për kanadezët, ndërsa për Miami nuk mjaftuan 20 pikët e Wade. Në finalet e Lindjes është kualifikuar prej disa ditësh Cleveland.