“Baroni i drogës” në Ballkan, Manjani: U shkarkua për t’i hapur rrugë hetimit

12.05.2016 16:00

Përmendja e shqiptarit, Kelmend Balili, nga mediat greke si “baroni i drogës” në Ballkan ka trazuar drejtësinë në Shqipëri...

Policia shqiptare po heton intensivisht përfshirjen e Balilit në rrjetin ndërkombëtar të narkotikëve, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve e ka pushuar nga puna paraditen e sotme.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se është në dijeni të një hetimi të thellë për drogën. Ai paralajmëroi se nuk do të mbështesë asnjë person që kryen krime të çfarëdo lloji.

“Është shkarkuar për t’i dhënë hapësirën e nevojshme organeve të hetimit, dhe ato janë totalisht të lira t’a hetojnë personin dhe të vazhdojë jetën e vet. Me dijeninë time po, është shkarkuar, pavarësisht se është një qytetar që nuk e ka thirrur askush.”- deklaroi ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ylli Manjani.

Mediat greke prej dy ditësh flasin për një shqiptar që cilësohet si “baroni i drogës” apo “Eskobari i Ballkanit”.

Implikimin e 44 vjeçarit, Kelmend Balili, në rrjetin ndërkombëtar të narkotikëve e ka denoncuar Partia Demokratike një vit më parë. (Luljeta Ndoka, TVM2