Wilmots nuk fton Januzajn
Marc Wilmots ka zbuluar listën përfundimtare të futbollistëve të cilët do të jenë në kampionatin evropian, me reprezentacionin e Belgjikës...

Marc Wilmots ka zbuluar listën përfundimtare të futbollistëve të cilët do të jenë në kampionatin evropian, me reprezentacionin e Belgjikës, ndërsa në mesin e tyre, nuk është përfshirë futbollisti me prejardhje kosovare, Adnan Januzaj, kështu që ai, edhe zyrtarisht është lënë jashtë evropianit.
E gjithë kjo, do të thotë se futbollisti i Manchester United, nuk ka të ardhme në rradhët e Belgjikës dhe pas kësaj, gjasat janë mëse reale, që mesfushori me tipare sulmuese t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, pasi kjo e fundit është pranuar me të drejta të plota në UEFA.
Kosova nesër sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe anëtare e plotë e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit- FIFA, ndërsa pas kësaj, Federata e Futbollit të Kosovës, do të nis të ftoj të gjithë lojtarët që e kanë origjinën nga Kosova, e në mesin e të cilëve është edhe Januzaj.
Ky I fundit, pasi një kohë të gjatë nuk po ftohet nga Wilmots që të luaj për reprezentacionin e Belgjikës, pritet që të pranojë ftesën e Kosovës dhe pas verës, të bartë fanellën e reprezentacionit më të ri futbollistik në Europë.
