Futboll

Liverpool shpëton në fund ndaj Chelsea, Norwich dhe Newcastle largohen nga Premier League

12.05.2016 16:17

Derbi dueli mes Liverpoolit dhe Chelseat, që ishte gati ti takoj mysafirëve, në fund u mbyll pa fitues, 1-1...

Tashmë ish kampioni i Anglisë, Chelsea, ishte shumë afër fitores, pas një goli vetanak nga ish lojtari më i mirë i Premier Ligës, Eden Hazard.

Ai, shënoi një gol fantastik duke depërtuar në zemër të mbrojtjes së Liverpoolit, por kjo në fund nuk shërbeu për fitore, por vetëm për një pikë.  

Christian Benteke barazoi rezultatin për Liverpoolin në minutat shtesë të ndeshjes, për të siguruar një pikë në Anfield Road për ekipin e tij, në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 30-të e Premier Ligës.

Dy skuadrat e mëdha angleze po përfundojnë stinorin në mes të tabelës, në një Sezon për t’u harruar në Premier Ligë, një xhiro pa përfunduar kampionati.

Të dyja, nuk kanë siguruar dalje në Europë, ndërsa Liverpooli mund të bëj një gjë të këtillë, edhe ate duke u plasuar në Champions, vetëm nëse fiton finale e Ligës Europa, me 18 maj ndaj Seviljës.

Nga ana tjeter, fitorja bindese me 3-0 e Sunderlandit ndaj Evertonit, ka bërë që Newcastle United dhe Norwich City të largohen nga Premierliga. Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund, Sunderlandi ka 38 pikë, katër më shumë se Newcastle dhe Norwich.

Paraprakisht nga elita e futbollit anglez për në Championship kishte rënë edhe Aston Villa, ndersa Burnley dhe Middlesbrough janë ekipet e inkuadruara deri më tani. Edhe një skuadër tjetër do të bëhet pjesë e Premierligës përmes Play Offit.