Teknologji
Ky ‘trik’ i thjeshtë mund ta zgjatë jetën e baterisë tuaj për 50%
12.05.2016 16:47
Shumë përdorues të laptopëve janë përballur me momentet e vështira kur bateria e tyre është harxhuar, përderisa ata kanë qenë duke kryer një punë të rëndësishme...

Por, tani një trik i thjeshtë mund të ndihmojë në zgjatjen e baterisë deri në 50 % duke ndërruar shfletuesin e internetit.
Zhvilluesit e shfletuesit ‘Opera’ kanë njoftuar se kanë zbuluar një mënyrë të re në softuer e cila ruan energjinë.
Shfletuesi i ri Opera për laptop ka mundësinë e ruajtjes së energjisë, duke e harxhuar kështu 50% më pak se shfletuesit e mëparshëm të Opera, apo edhe konkurrenti Google Chrome.
Shfletuesi ruan energjinë duke thjeshtësuar kodet dhe duke minimizuar animacionet në shfletues.
Ky shfletues i ri, i quajtur ‘Opera 39’, bën të mundur që një laptop me versionin ‘Windows 10’ të qëndrojë 3 orë më gjatë se sa me shfletuesin Google Chrome.
