Tenis
Befasi në mastersin e Romës, eliminohet Federer
12.05.2016 17:16
Roger Federer ka pësuar një humbje të papritur në mastersin e Romës...

Ai është eliminuar nga gara, e cila i paraprin gren slemit të dytë sezonal, French Openit, duke humbur në dy sete nga Dominic Thiem. Federer (numri dy në listën botërore të tenistëve) humbi me rezultat 7-6 dh 6-4 nga Thiem (numër 15 në listën botërore të tenistëve).
Me këtë humbje, Federer i ka dhënë mundësi skocezit Andy Murray që ta kalojë atë në renditjen botërore para Roland Garrosit.
Thiem në çerekfinale pret fituesin e ndeshjes Richard Gasquet - Kei Nishikori.
