Maqedoni
Gjykata Penale, Bozhinovski ulet në bankën e të akuzuarit
12.05.2016 17:52
Gazetari kontrovers dhe pronari i portalit “Bure vesnik”, Zoran Bozhinovski, gjatë ditës në Gjykatën Penale është marrë në pyetje nga gjykatësi me procedurë paraprake...
Bozhinovski duhet të dëshmojë për rastin “Spiuni”. Gjykata Penale, qysh para 10 ditëve prezantoi provat kundër tij, por Bozhinovski kërkoi kohë që t’i shqyrtojë dhe madje do të prononcohet.
Pronari i portalit “Bure vesnik” muajin e kaluar u arrestua në Novi Sad me urdhërarrest ndërkombëtar, që është aktiv që nga nëntori i vitit 2013-të.
Bozhinovski në rastin “Spiuni” ngarkohet për bashkim kriminal, spiunim dhe shantazh.
